Shehi: Pikët të rëndësishme, jemi skuadra kampione

Futboll

Shehi: Pikët të rëndësishme, jemi skuadra kampione

Më: 3 mars 2021 Në ora: 15:31
Shehi: Pikët të rëndësishme, jemi skuadra kampione

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, ka folur pas fitores me Bylisin, teksa ka thënë se pikët janë shumë të rëndësishme në këtë moment. Gjithashtu për “Gol pas goli”, Shehi tha se lojtarët nuk duhet t’i kapi euforia.

“Të rëndësishme ishin pikët. Kur mungojnë lojtarët skuadrën dhe manovrën nuk e ke të qartë. E kishim analizuar mirë kundërshtarin. Më vjen mirë që arritëm të shënojmë gol nga goditja standarde. Më të rëndësishme janë pikët.

E rëndësishme është të dalim para portës. Nëse shkojmë me shumë veta, te zona e kundërshtarit, normale që do shënojnë të gjithë.

Kur mungojnë shumë lojtarë, sigurisht që nuk është e lehtë. Nuk duhet të na humbasë logjika, që kur jemi para të lemë hapësira mbrapa. Duhet ët mos japim hapësira në prapavijë. Jemi të vetëdijshëm, se goli nga momenti në moment do vijë.

Në një skuadër kampione, prtitshëmritë janë të mëdha, edhe kur ke lojtarë të mirë. Ne do mundohemi të bëjmë sa më mirë. Skuadra duhet të jetë me këmbë në tokë. E kemi që kundërshtaret janë para dhe ne duhet të bëjmë një sforco për të arritur aty ku e meritojmë. Nuk duhet të fluturojmë nga euforia, ndeshjet janë aty.”, tha Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat