Skuadra shqiptare turpëron Vardarin e Shkupit 

Futboll

Skuadra shqiptare turpëron Vardarin e Shkupit 

Nga: Kemajl Goca Më: 3 mars 2021 Në ora: 15:58
Skuadra shqiptare turpëron Vardarin e Shkupit 

Renova nga Xhepçishti i Tetovës ka treguar lojë të madhe dhe e ka turpëruar me rezultat 3:0 skuadrën e mirënjohur Vardarin nga Shkupi, në kuadër të javës së 21-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.   

Pas dy humbje rresht, Renova rikthehet në formën e saj dhe ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në luftë për ekzistencë. 

Tre pikë të mëdha dhe që i japin infuzion për sfidat e radhës. 

Futbollisti nga Kosova, Alush Gavazaj, u paraqit titullar për Renovën, duke e ndihmuar për fitoren e thellë.

Golat i shënuan Shefi Shefiti (21'), Remzi Selmani (27'-nga penalltia e 55').  Renova është në pozitën e dhjetë me 22 pikë dhe Vardari i 7-ti me 26 sosh.

Kampionati i Maqedonisë së Veriut

Akademia Pandev-Makedonija GP 2:1
Boreci-Bellasica 2:1
Rabotniçki-Shkëndija 0:0
Renova-Vardari 3:0
Sileksi-Shkupi 0:1
Struga TL-Pelisteri 0:1

Tabela
1. Shkëndija    21    13    7    1    40:14    46
2. Shkupi    21    11    7    3    30:17    40
3. Makedonija GP    21    10    5    6    33:27    35
4. Struga Trim & Lum    21    8    8    5    23:18    32
5. Rabotniçki    21    6    11    4    24:21    29
6. Boreci    21    8    5    8    22:22    29
7. Vardari    21    6    8    7    27:31    26
8. Pelisteri    21    6    7    8    21:25    25
9. Sileksi    21    6    5    10    27:26    23
10. Renova        21    5    7    9    25:32    22
11. Akademija Pandev    21    6    3    12    15:25    21
12. Bellasica    21    3    3    15    18:47    12

Në javën e 22-të do të takohen: Makedonija GP-Sileksi, Bellasica-A. Pandev, Pelisteri-Boreci, Shkëndija-Renova, Shkupi-Rabotniçki dhe Vardari-Struga TL.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat