Cikalleshi nuk ndalet

Futboll

Cikalleshi nuk ndalet

Më: 3 mars 2021 Në ora: 16:05
Cikalleshi nuk ndalet

Cikalleshi nuk ndalet, i shënon kampionëve në fuqi!

Sokol Cikalleshi është duke kaluar një formë mjaft të mirë në kampionatin turk të futbollit.

Pas dygolëshit të para disa ditëve në përmbysjen e madhe ndaj Malatjaspor, sulmuesi i Kombëtares ka gjetur sërish rrugën e rrjetës.

Bomberi kavajas kësaj herë ndëshkoi ish-ekipin e tij Bashaksheir, në sfidën që u mbyll në barazim 1:1.

Cika gjeti rrugën e rrjetës pas asistit të shqiptarit tjetër Zymer Bytyqi, duke kaluar përkohësisht në avantazh Koniasporin. Vendasit barazuan shifrat me Ba në minutën e 85-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat