Ndreu: E merituam fitoren

Futboll

Ndreu: E merituam fitoren

Më: 3 mars 2021 Në ora: 16:13
Ndreu: E merituam fitoren

Ramadan Ndreu i gëzohet suksesit që Kastrioti i tij arriti ndaj Skënderbeut në transfertë duke hedhur një hap të sigurt drejt mbijetesës. Në Gol pas Goli, numri 1 i stolit të kruatanëve e analizoi kështu fitoren ndaj korçarëve.

NDESHJA NDAJ SKËNDERBEUT- E kisha menduar që do të ishte ndeshje e vështirë. Për Skënderbeun do të ishte finale dhe do të ishte një ndeshje agresive ku do të jepnim maksimumin. Presuam lartë, e merituam fitoren, jam i kënaqur. Gjatë gjithë 90 minutëshit skuadra e Skënderbeut nuk ka bërë asnjë manovër të rrezikshme. E kemi interpretuar mjaft mirë ndeshjen, jam i kënaqur. Ndaj Apolonisë krijuam volum të madh loje, por ishte volum qendror. Në 2-3 ditët që patëm në dispozicion isha i ashpër me lojtarët. Sot manovra na funksionoi në mënyrën më të mirë me topat anësorë ku edhe i goditëm.

SYNIMI I KASTRIOTIT – Për mua është shumë e çuditshme. Kemi pasur disa luhatje. Menduam që në janar të afronim lojtarë, por nuk gjetëm lojtarë mbi nivelin e atyre që kishim. 3-4 lojtarë na ikën. Husein, Bojom, Plaku. Edhe me lojtarë të tjerë të dëmtuar, patëm luhatje në disa ndeshje të veçanta. Akoma nuk e kemi luksin apo kapacitetin për të përballuar 3 ndeshje në javë. Ndryshimi i pozicioneve na dha mundësi që të ishim agresivë dhe kërkuese në fushë.

SEKRETI I FITORES – Iu thashë lojtarëve që sot i kemi të gjitha mundësitë që të marrim 3 pikët, Skënderbeu si “gastare”,në momentin që do ta godisnim do thyheshe, duke qenë së nuk ka pikët. Është një kampionat i ndarë me 2 grupe, skuadrat që duan Europën dhe skuadrat poshtë që nuk e kemi nivelin e skuadrave të kreut.

KAMPIONATI- Unë ju premtoj që do të jemi në të gjitha ndeshjet të karikuar. Duhet skuadër e plotë. Do të vazhdojmë deri në fund luftën për t’i dhënë deri në fund bukurinë kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat