Shqetësimi i Wengerit

Futboll

Shqetësimi i Wengerit

Më: 3 mars 2021 Në ora: 17:20
Shqetësimi i Wengerit

Goditja e topit me kokë. Një gjest teknik që është diskutuar shumë në vitet e fundit. Veçanërisht nëse mendohet për atë që ka ndodhur në Britani, ku gjashtë kampionë bote të 1966-ës janë sëmurë me demencë ndoshta edhe për shkak të së kaluarës së tyre si futbollistë.

Për këtë problematikë ka folur ish-trajneri i Arsenal-it, Arsene Wenger, deklaratat e të cilit pritet të shkaktojnë shumë diskutime.

Wenger, i cili tani mbulon rolin e këshilltarit të FIFA-s për zhvillimin e futbollit botëror, ka treguar sesi drejtuesit e futbollit po mendojnë që të përballen me këtë çështje:

“Te FIFA jemi shumë të kujdesshëm ndaj goditjes së topit me kokë dhe traumave që mund të shkaktojë. Ka akoma shumë pak njohuri në lidhje me dëme të mundshme cerebrale”, ka thënë francezi për Le Parisien.

“I them vetes se unë vetë mund të kem shkaktuar të tillë, më shumë në stërvitje se në ndeshje. Shqetësohem kur mendoj për të gjithë ushtrimet që u kam bërë lojtarëve për goditjen e topit me kokë”.

“Mendoj se është e drejtë që të merren disa masa të përshtatshme. Duhet limituar koha që i dedikohet goditjeve të topit me kokë në stërvitje dhe të ndalohen për të rinjtë. Për të rriturit, nuk kam akoma një ide të qartë, por duhet të bëjmë kujdes ndaj pasojave. Duhen vendosur disa rregulla të qarta në lidhje me këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat