Bernardeschi: Ne jemi Juventusi

Futboll

Bernardeschi: Ne jemi Juventusi

Më: 3 mars 2021 Në ora: 17:56
Bernardeschi: Ne jemi Juventusi

Federico Bernardeschi ka folur pas fitores së mbrëmbshme 3-0 ndaj Spezias dhe siguron që Juventusi ende beson në Scudetto.

Ish-lojtari i Fiorentinës erdhi nga bankina dhe bëri ndryshimin, pasi ofroi dy asistime për Alvaro Morata dhe Federico Chiesa, ndërsa goli tjetrsa goli tjetër u shënua nga Cristiano Ronaldo.

Kjo fitore dhe paraqitja në përgjithësi i ka pëlqyer Bernardeschin, i cili ka shprehur besimin se ekipi i tij mund ta fitojë titullin këtë sezon në Serie A.

“Kjo fitore ishte e rëndësishme dhe ne i dhamë një sinjal pjesës tjetër të kampionatit”, ka thënë fillimisht Bernardeschi për Sky Sport Italia, transmeton telegrafi.

“Ne jemi pak mbrapa me orarin, por jemi akoma gjallë dhe shkelmojmë, kështu që natyrisht ne ende besojmë në Scudetto”.

“Kanë mbetur shumë ndeshje për t’u luajtur dhe ne duam t’i fitojmë ato. Ne jemi Juventusi dhe nuk duhet ta harrojmë atë”, përfundoi italiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat