Bekim Shotani - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës: Policia serbe na rrethoi... 

Futboll

Bekim Shotani - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës: Policia serbe na rrethoi... 

Nga: Kemajl Goca Më: 3 mars 2021 Në ora: 19:03
Bekim Shotani - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës: Policia serbe na rrethoi... 

Një nga momentet më të këqija, që Bekim Shotanit kurrë nuk i hiqet nga mendja, është kur policia e pushtuesit serb, i rrethoi dhe i meltretoi keq! 

Ishte viti 1993, kohë e okupimit dhe pushtuesit serb çdo gjë shqiptare i pengonte dhe e sulmonte me tërë arsenalin që kishte!
Bekim Shotani i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë ndër futbollistët më të angazhuar, me një talent të madh, duke luajtur në petkun e Kosovës së Vushtrrisë. 

Shotani sot është trajner, kur kujton kohën e viteve të 90-ta, i rrënqethet trupi, pasi që kanë përjetuar truma të llojllojshme nga regjimi serb.    

“Si sot me kujtohet ndeshja me Kf Feronikelin në fshatin Smrekonicë dhe pas ndeshje jemi rrethuar nga policia serbe.

Trajnerët dhe lojtarët jemi dërguar në stacionin e policisë në Vushtrri”, tregon Shotani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Shotani ndihet krenar që i takoi asaj periudhe të sakrificës dhe së bashku me mijëra sportistë iu kundërvunë regjimit kriminal serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat