Musta: Golin ia dedikoj Duros

Futboll

Musta: Golin ia dedikoj Duros

Më: 3 mars 2021 Në ora: 19:17
Musta: Golin ia dedikoj Duros

Emiliano Musta realizoi golin e parë për Laçin në triumfin 1-2 që skuadra kurbinase arriti në transfertë ndaj Kukësit. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, futbollisti elbasanas u shpreh:

“Golin ia dedikoj Duros, ka besuar shumë te unë, goli ishte për atë. Ndoshta motivohem pak më shumë ndaj Kukësit. Çdo herë i marr gjërat seriozisht. Kisha besim te penalltia, që edhe mund të shënoja një gol tjetër. Ndodhi një keqkuptim, se nuk e dëgjova profesorin që tha ta gjuaj Lushkja.

Vjet kemi pasur një ekip shumë të fortë edhe te Kukësi. Me Flamurtarin kishim ekip të fortë deri në janar, pastaj filluan problemet me pagesat.

Kukësi vjet kishte skuadrën më të mirë, por grupin që ka Laçi nuk e kam kaluar në asnjë ekip, janë djem të rinj, punojnë shumë për ekipin. Japin shpirtin në fushë, shpresoj të jetë viti i duhur për gjëra të mëdha”, u shpreh Musta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat