Rrahmani dhe Hysaj me Napolin nuk arrijnë me shumë se një pikë

Futboll

Rrahmani dhe Hysaj me Napolin nuk arrijnë me shumë se një pikë

Nga: K.G. Më: 3 mars 2021 Në ora: 20:25
Rrahmani dhe Hysaj me Napolin nuk arrijnë me shumë se një pikë

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani dhe ai i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, startuan nga minuta e parë për Napolin dhe nuk arrijnë më shumë se një pikë, ndahen baras 3:3 në fushë të Sassuolos.

Futbollisti Rrahmani luajti tërë takimin dhe Hysaj u zëvendësua në minutën e 73-të.

Për Sassuolon shënuan Maksimoviq (34'-nga penalltia), Berardi (45+1'-nga penalltia), Caputo (90+4'-nga penalltia) dhe për Napolin Zielinski (38'), Di Lorenzo (72') e Insigne (89’-nga penalltia).

Pas javës së 25-të në Serie A, Napoli është në vend të pestë me 44 pikë dhe Sassuolo e 8-ta me 36.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat