Berisha asiston për fitoren e Reimsit

Futboll

Berisha asiston për fitoren e Reimsit

Nga: K.Goca Më: 3 mars 2021 Në ora: 23:00
Berisha asiston për fitoren e Reimsit

Reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha, asiston për fitoren e Reimsit me rezultat 2:1 në konak të Nantes-it. 

Reims kthehet me tre pikë, duke lënë të shtangur skuadrën vendase, Nantes. 

Në minutën e 89-të, Berisha asiston ndërsa Abdelhamid shënoi për fitoren e madhe, 1:2. Për Reimsin shënuan Ghislain Konan (39') e Abdelhamid (89') dhe për Nantes-in Simon (14').

Futbollisti Arbër Zeneli u paraqit titullar deri në minutën e 46-të dhe Berisha tërë takimin. 

Pas javës së 28-të në Francë, Reims ngritët në vend të 12-të me 34 pikë dhe Nantes është i 19-ti me 24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat