Shpëtimtari i Barcelonës: E ndjeva se Ocampos do të gjuaj në atë drejtim!

Futboll

Shpëtimtari i Barcelonës: E ndjeva se Ocampos do të gjuaj në atë drejtim!

Më: 4 mars 2021 Në ora: 08:58
Ter Stegen

Skuadra e Barcelonës mbrëmë zhvilloi një nga paraqitjet më të mira në sezonet e fundit.

Klubi katalunas arriti fitore 3 me 0 ndaj Sevillas, duke u kualifikuar kështu në finalen e madhe të ‘Copa del Rey’.

Heroi i ndeshjes ishte padyshim, portieri Ter Stegen. Gjermani bëri pritje fantastike gjatë kësaj mbrëmje. Ai po ashtu priti edhe penalltinë e Ocampus.

Pas ndeshjes, Ter Stegen u deklarua dhe tregoi se si arriti ta lexonte mirë penalltinë.

“Kisha ndjenja që Ocampos do të gjuaj në atë drejtim dhe u hodha. Ishte vendim i drejtë”, ka thënë Ter Stegen pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat