Juventusi nuk ka hequr dorë nga Aouar i Lyonit

Futboll

Juventusi nuk ka hequr dorë nga Aouar i Lyonit

Më: 4 mars 2021 Në ora: 09:37
Houssem Aouar

Andrea Pirlo dëshiron një mesfushor të ri dhe cilësor për Juventusin e tij dhe klubi po mendon t’ia plotësojë dëshirën.

Favoriti mbetet ylli i Lyon, Houssem Aouar, që edhe në sezonin e shkuar ishte në radarin e Juventusit.

Lojtari pëlqehet edhe nga klubet e mëdha angleze si Manchester City dhe Arsenal.

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka filluar përsëri bisedimet me klubin francez dhe i gatshëm për të bërë disa lloje ofertash që marrëveshja të zhbllokohet.

Aouar po shkëlqen me Lyonin ku këtë sezon ka pesë gola në 23 ndeshje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat