Kessie zbulon sekretin e tij për gjuajtjen e penalltive

Futboll

Kessie zbulon sekretin e tij për gjuajtjen e penalltive

Më: 4 mars 2021 Në ora: 09:46
Franck Kessie

AC Milan arriti që të marrë një pikë nga ndeshja me Udinesen, pasi barazoi rezultatin në fundin e ndeshjes përmes një penalltie.

Milani është gjendur në disavantazh qysh nga minuta e 70-të, kur erdhi edhe goli i parë i shënuar nga Rodrigo Becao i Udineses.

Më pas, Franck Kessie tregoi edhe një herë tjetër specialitetin e tij përpara portës nga gjuajtja e penalltisë.

Lojtari pas ndeshjes ka shpjeguar se penalltitë nuk janë aspak të lehta. “Ju thjesht nuk duhet të ndjeni ndonjë frikë ose pasiguri brenda jush”, ka thënë ai.

“Penalltitë nuk janë të lehta, ju nuk duhet të shfaqni ndjenja frike ose diçka të ngjashme. Duhet të jeni të ftohtë para portës”, tha ai.

Pikërisht ky qëndrim i Kessiet ka ndikuar që ai të jetë lojtari kryesor në gjuajtjen e penalltive, edhe kur Zlatan Ibrahimovic është në fushë.

Rosonerët kanë pasur 16 penallti këtë sezon, ku kanë shënuar 12 prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat