Objektivi i Milanit, Championsi

Futboll

Objektivi i Milanit, Championsi

Më: 4 mars 2021 Në ora: 11:02
Objektivi i Milanit, Championsi

Frenk Kessi sërish i saktë nga pika e pe nalltisë, ndonëse me Udinezen Milani kishte menduar për një rezultat tjetër, jo për një barazim, të cilin për më shumë e gjeti në minutën e 97-të nga 11 metrat. Në fund të ndeshjes, mesfushori afrikan analizoi këtë hap fals në “San Siro”.

Frenk, një gol në frymën e fundit, por a dilni me pengje nga sfida me Udinezen?

Zbritëm në fushë për të kërkuar fitoren, por në fund rezultati thotë se lamë 2 pikë në shtëpi. Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të ngremë kokën, ndonëse po luajmë shumë ndeshje. Me Udinezen nuk bëmë një paraqitje të denje për Milanin dhe këtë nuk mund ta fshehim. Ku duhet të përmirësoheni pra? Në zotërimin e topit. Duhet ta kemi sferën më shumë në kontrollin tonë. Një ndeshje si me Udinezen, pas një kalendari shumë të ngjeshur mund të ndodhë, por është e kotë që të qajmë, sepse pas 3-4 ditësh kemi ndeshjen e radhës, ndaj duhet të fokusohemi të punojmë dhe të përmirësohemi.

Nëse Interi fiton (sot), shanset për titullin zvogëlohen apo jo?

Objektivi i Milanit në fillim të sezonit ishte ai i rikthimit në Champions. Besoj se për këtë biem dakord të gjithë. Por, çështja është që ne nuk jemi dorëzuar as për titullin dhe për asgjë tjetër. Duam dhe do të vazhdojmë të luftojmë me të gjitha forcat deri në fund.

Sërish i saktë dhe i akullt nga pika e penalltisë. Në të 97-ën nuk është e lehtë…

Edhe golat nga pika e bardhë nuk janë të lehtë të shënohen, por sa herë që më jepet mundësia të gjuaj nga 11 metrat, shkoj pa problem. Nuk kam frikë nga asgjë. Fundja, aty dy mundësi të ngelen, por në kokën time ekziston vetëm ideja që të gjuaj dhe ta çoj topin në rrjetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat