Tevez: Për fat të keq...

Futboll

Tevez: Për fat të keq...

Më: 4 mars 2021 Në ora: 11:19
Tevez: Për fat të keq...

Rreth dy javë më parë (21 shkurt), Carlos Tevez humbi të atit për shkak të infektimit me Koronavirus.

Për këtë arsye, 37-vjeçari ka munguar për një kohë relativisht të gjatë në stërvitjet e Boca Juniors, duke “ushqyer” zërat se kishte vendosur të tërhiqej përfundimisht nga futbolli. Në një reagim në rrjetet sociale, ish-sulmuesi i Manchester United, Manchester City-t  dhe Juventusit në Europë i ka hedhur poshtë këto raportime, transmeton Super Sport.

“Për fat të keq, ka shumë njerëz që duhet të informohen më parë, por në vend që ta bëjnë këtë, shpërndajë thashetheme keqdashëse në formë pyetjesh. E them këtë sepse po shkruajnë shumë gjëra në lidhje më të ardhmen time që nuk janë të vërteta.”

Carlos Tevez ka mundur të fitojë plot 5 tituj kampion në Angli dhe Itali: 2 me Manchester United, 1 me City-n dhe 2 me Juventusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat