Klopp zbulon objektivin kryesor të Liverpoolit

Futboll

Klopp zbulon objektivin kryesor të Liverpoolit

Më: 4 mars 2021 Në ora: 11:24
Klopp zbulon objektivin kryesor të Liverpoolit

Jurgen Klopp në një konferencë për shtyp ka deklaruar se Liverpooli është duke luftuar për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, konkretisht për top 4-she.

Klopp beson se do të jetë një garë e vështirë, marrë parasysh faktin se Everton, Chelsea, West Ham dhe Tottenham janë të gjithë në garë.

Pasi, Leicester dhe Manchester United kanë humbur pikë në ndeshjet e tyre të fundit, Liverpool është rikthyer përsëri në garë.

"Unë mendoj që para një jave ne ishim jashtë garës, ndërsa tani jemi rikthyer përsëri", u shpreh menaxheri i Liverpool.

"Qëllimi ynë dhe puna jonë është e qartë: duhet të fitojmë sa më shumë ndeshje që të rikthehemi në top 4-she. Do të japim maksimumin tonë", tha ai.

Në qoftë se The Reds arrijnë që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, marrë parasysh lëndimet që kanë pasur do të ishte një sukses i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat