Sfida mes Liverpoolit dhe Chelsea-t, pritet me emocione

Futboll

Sfida mes Liverpoolit dhe Chelsea-t, pritet me emocione

Më: 4 mars 2021 Në ora: 11:29
Sfida mes Liverpoolit dhe Chelsea-t, pritet me emocione

Mbrëmja e sotme do të jetë mjaft emocionuese në ekranin e Supersport, pasi do të vihen përballë Liverpooli dhe Chelsea, dy klube që drejtohen nga trajnerë gjermanë, të cilët kanë të përbashkët faktin që kanë spikatur në pankinën e Borussia Dortmund.

“The reds” vijnë me petkun e kampionëve në fuqi, por këtë sezon kanë bërë shumë gabime dhe janë tërësisht jashtë luftës për titull, e për më tepër do të duhet të djersijnë shumë për të siguruar një vend në zonën Champions.

Në fundjavë Liverpooli ndërpreu serinë e humbjeve radhazi dhe triumfoi në transfertën ndaj Sheffield United, megjithatë ndaj Chelseat bëhet fjalë për një sfidë direkte për zonën Champions dhe fitorja vlen më shumë se 3 pikë.

Nga ana tjetër londinezët po bënin mjaft mirë me Tuchel në pankinë, por në dy javët e fundit kanë regjistruar dy barazime, duke ulur disi ritmin dhe nesër ndaj Liverpool-it e dinë mirë rëndësinë e fitores.

Sfida mes Liverpoolit dhe Chelsea-t do të startojë në orën 21:15 dhe do të transmetohet live në ekranin e Supersport 3, megjithatë nuk do të jetë ndeshja e vetme e mbrëmjes.

Kjo pasi në orën 20:45 në Supersport 2 do të transmetohet përballja mes Parmës dhe Interit, një sfidë mes dy skuadrave me objektiva të kundërta, por që kanë shumë nevojë të marrin 3 pikët.

Vendasit janë në një moment mjaft kritik dhe një tjetër rezultat negativ sonte në “Tardini” do t’ua minimizonte shpresat për mbijetesë, ndërsa përballë do të kenë zikaltrit që vijnë pas 5 fitoresh radhazi dhe janë me meritë në krye të renditjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat