Mourinho konfirmoi se Bale do të jetë në ndeshjen kundër Fulhamin

Futboll

Mourinho konfirmoi se Bale do të jetë në ndeshjen kundër Fulhamin

Më: 4 mars 2021 Në ora: 11:49
Mourinho konfirmoi se Bale do të jetë në ndeshjen kundër Fulhamin

Jose Mourinho, trajneri i Tottenham Hotspur, u pyet gjatë konferencës për shtyp para takimit me Fulhamin pse Gareth Bale kërkoi kaq shumë kohë për të kapur formën sportive. Përgjigjja e portugezit, në fakt, ishte një shigjetë për Real Madridin, që zotëron kartonin e uellsianit.

Bale, i cili kishte luajtur vetëm dy ndeshje si titullar në Premier League para fundjavës së kaluar, ka shënuar katër gola në katër ndeshjet e fundit dhe duket se e ka fituar vendin në formacionin e parë të Mourinhos, pavarësisht dyshimeve që lindën për formën e tij në katër muajt e parë te Tottenhami.

“Pyesni Madridin. Ndoshta ata mund t’ju përgjigjen dhe të kuptojnë pse u ka kushtuar kaq shumë për të arritur këtë nivel. Ndoshta çelësi është durimi”, shtoi portugezi.

Mourinho gjithashtu konfirmoi se Bale do të jetë në ndeshjen kundër Fulhamin, por pa e saktësuar nëse do të jetë titullar apo zëvendësues. Uellsiani, që mbërriti te londinezët verën e kaluar në huazim nga Real Madrid, luajti 70 minuta në fitoren kundër Burnley-t, të dielën, dhe shënoi realizoi dygolëshin e tij të parë që nga shtatori i vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat