Hernandez regjistron një rekord negativ me Milanin

Futboll

Hernandez regjistron një rekord negativ me Milanin

Më: 4 mars 2021 Në ora: 12:05
Hernandez regjistron një rekord negativ me Milanin

AC Milan ka humbur pozitën e parë në tabelë dhe madje së fundmi ka barazuar 1:1 ndaj Udineses.

Milani është në vendin e dytë në Serie A me 53 pikë të grumbulluara, tri më pak sesa lideri aktual, Interi.

Në anën tjetër, një rekord të padëshirueshëm e ka arritur mbrojtësi anësor i Rosonerëve, Theo Hernandez.

Asnjë lojtar nuk ka bërë më shumë gabime që më pas përfunduan në goditje në portë nga kundërshtari në Serie A sesa Theo Hernandez këtë sezon (4),

Mbrojtësi i Milanit bëri dy gabime në barazimin e mbrëmshëm 1-1 me Udinesen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat