Juventus po planifikon marrëveshje shkëmbimi për lojtarin e Arsenalit

Futboll

Juventus po planifikon marrëveshje shkëmbimi për lojtarin e Arsenalit

Më: 4 mars 2021 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

Juventus është i përgatitur të propozojë një marrëveshje shkëmbimi për mbrojtësin e Arsenalit Hector Bellerin këtë verë.

Bellerin ka bërë mbi 225 paraqitje gjatë tetë viteve të fundit me Gunners, por ai ka qenë i lidhur me një largim nga klubi në afatin kalimtar të verës.

Paris Saint-Germain dhe Barcelona janë përmendur si destinacione të përshtatshme, por Tuttomercato raporton se Bianconerët kanë shprehur gjithashtu interesim për të siguruar shërbimet e lojtarit.

Kampioni në fuqi i Serie A ka pasur një interes afatgjatë për Bellerin dhe ata fillimisht u përpoqën ta nënshkruanin atë në verën e 2016.

Topçinjtë mund të kërkojnë rreth 26 milion £ për reprezentuesin e Spanjës, por Zonja e Vjetër mund të kërkojë të ulë çmimin me një marrëveshje shkëmbimi.

Skuadra e Andrea Pirlo do t’u ofrojë atyre mundësinë për të nënshkruar me Adrien Rabiot ose Douglas Costa, aktualisht i huazuar në Bayern Munchen, si pjesë e marrëveshjes.

Hector Bellerin ka qenë disa herë i lidhur me një largim të mundshëm nga Arsenali, mirëpo një gjë e tillë duekt se do të marrë jetë këtë verë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat