Te Juventusi janë në garë...

Futboll

Te Juventusi janë në garë...

Më: 4 mars 2021 Në ora: 12:53
Te Juventusi janë në garë...

Te Juventus janë në garë me kohën për të rikuperuar për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve ndaj Portos, Dybalan dhe Artur.

Për të parin shpresat janë të pakta, ndërsa sa i përket brazilianit, ky i fundit i ka rritur mundësitë e aktivizimit si titullar teksa së fundmi ka nisur vrapimet në stërvitje.

Mesfushori duket se ka reaguar mirë ndaj terapive për dhimbjen e gjurit dhe ka shmangur përfundimisht idenë e ndërhyrjes kirurgjikale. Kështu, ish-futbollisti i Barcelonës pritet që në ndeshjen e radhës ndaj Lazios, të jetë i grumbulluar dhe të marrë disa minuta, për të qenë më pas gati nga minuta e parë ndaj portugezëve në Champions.

Kujtojmë, se bardhezinjtë duhet të përmbysin rezultatin në Europë, pasi ndeshjen e parë e kanë humbur me rezultatin 2-1.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat