Ravanelli: Morata dhe Dybala, e ardhmja e Juves

Futboll

Ravanelli: Morata dhe Dybala, e ardhmja e Juves

Më: 4 mars 2021 Në ora: 12:56
Ravanelli: Morata dhe Dybala, e ardhmja e Juves

Nëse Alvaro Morata kthehet me “zhurmë” falë golit që zhbllokoi ndeshjen kundër Spezia, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Paulo Dybala. Shqetësimi në gju nuk është zhdukur ende dhe qëllimi afatshkurtër është, të paktën, të jetë në stol për Juventus-Porto. Sidoqoftë, të dy janë një vlerë e shtuar për skuadrën bardhezi të së tashmes dhe, pse jo, edhe të së ardhmes. Fabrizio Ravanelli, i intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport”, është i bindur për këtë:

“Ata janë dy lojtarë krejtësisht të ndryshëm, por të dy shumë të rëndësishëm, me karakteristika krejt të kundërta, por që mund të integrohen shumë mirë. Aata janë e ardhmja. Dybala është thelbësor për Juventusin e sotëm dhe veçanërisht për nesër. Njëri di të krijojë epërsi numerike me driblimet, tjetri ka shpejtësi dhe fuqi. Njëri ka pasim të shkëlqyeshëm, tjetri di të mbajë mbrojtjet kundërshtare nën presion”.

Interi ka një detyrim për të fituar “Scudetto”, edhe më shumë pasi dështoi me Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve: “Në këtë moment, Interi ka të gjitha kredencialet për ta kontrolluar garën e titullit deri në fund. Zikaltrit janë jashtë gjithçkaje, nuk kanë fronte të tjera për t’u angazhuar; as Champions, as Kupë Italie dhe as “Europa League”. Kur ke vetëm një qëllim, mund të përqendrohesh në të. Dhe në këto kushte, nëse Interi nuk e fiton titullin këtë sezon, do të ketë probleme”.

Juventusi do të duhet të fitojë me çdo kusht ndeshjen e dytë të 1/8 finale të Champions-it ndaj Portos, për të shkuar në tetë më të mirët e kontinentit. Portugezët fituan 2-1 në shtëpi, një rezultat që shumë mirë mund të përmbyset: “Duke parë vetëm rezultatin e ndeshjes së parë, shanset për kualifikim do t’i ndaja 60% për Porton dhe 40% për Juven. Por, bardhezinjtë kanë shumë shanse reale, i kanë të gjitha mundësitë për të fituar lehtë dhe për t’u kualifikuar. Porto është një kundërshtar i kalueshëm”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat