Kandidati për president të Barcelonës, Laporta vendos Agueron në listën e dëshirave të transferimeve

Futboll

Kandidati për president të Barcelonës, Laporta vendos Agueron në listën e dëshirave të transferimeve

Më: 4 mars 2021 Në ora: 13:59
Sergio Aguero

Kandidati për president i Barcelonës, Joan Laporta, ka deklaruar se ai synon të sjellë sulmuesin e Manchester Cityt, Sergio Aguero, përsëri në Spanjë këtë verë.

Gjigandët katalunas mbajnë zgjedhjet e tyre, të hapura për 110,000 anëtarë të klubit, të dielën, në një sfond trazirash pas arrestimit të ish-presidentit në detyrë Josep Maria Bartomeu më parë këtë javë.

Tre janë kandidatët për president të klubit nga Camp Nou, ndërsa favorit për të marr postin shihet ish-presidenti Laporta.

Sipas Daily Mail, ish-presidenti Laporta, në krye kur Pep Guardiola u emërua menaxher në 2008, e di nevojën për maturi financiare.

Golashënuesi rekord i Cityt, Aguero, është jashtë kontratës në verë dhe është në dispozicion falas dhe 32-vjeçari mund të transferohet në verë në Camp Nou.

Ashtu si shoku i tij dhe synimi i Cityt, Lionel Messi , Aguero ka thënë se do të presë deri në fund të sezonit për të vendosur për të ardhmen e tij.

Pretendohet se Laporta ka caktuar Agueron si një ardhje të mundshme këtë verë dhe emri i sulmuesi gjendet lartë në listën e dëshirave. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat