Tirana rrit ritmin dhe kthen qetësinë

Futboll

Tirana rrit ritmin dhe kthen qetësinë

Më: 4 mars 2021 Në ora: 14:39
Tirana rrit ritmin dhe kthen qetësinë

Të paktën për momentin në radhët e Tiranës duket se kanë gjetur qetësinë. Atë se për çfarë kishte nevojë skuadra bardheblu, pas dy disfata të njëpasnjëshme që kishte pësuar. triumfi i arritur ndaj Vllaznisë u shfrytëzua në maksimum nga ana e kampionëve në fuqi.

Për emrin dhe kualitetin që ka në skuadër, suksesi ndaj Bylisit duhej arritur me çdo kusht nga ana e klubit kryeqytetas. Mision i përmbushur më sukses.

Fitorja e dytë në vetëm pak ditë për skuadrën e drejtuar nga trajneri Orges Shehi dhe, pavarësisht luhatjeve të shumta përgjatë sezonit, befas klubi i kryeqytetas i shikon rivalët të jenë më pranë edhe pse distanca është e konsiderueshme në klasifikimin e përgjithshëm të kampionatit shqiptar.

Sezoni i Tiranës është larg pritshmërive, me bardheblutë që, edhe pse matematika i mban në lojë, kanë venitur shpresat për të ruajtur kurorën e mbretëreshës së Superiores. Tre trajnerë në krye të skuadrës nuk kanë mundur dot t’i rikthejnë bardheblutë në ritmin e sezonit të shkuar, që pavarësisht se mbeten një skuadër e vështirë për t’u mposhtur, do ta kenë të vështirë të përmbysin renditjen. Sidoqoftë, skuadra i gëzohet suksesit dhe për sfidën e radhës objektivi nuk ndryshon, ndaj Kastriotit sërish kërkohet 3-pikëshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat