Pique ka dëmtuar ligamentin

Futboll

Pique ka dëmtuar ligamentin

Më: 4 mars 2021 Në ora: 15:12
Pique ka dëmtuar ligamentin

Gerard Piqué ka pësuar ndrydhje në ligamentin e brendshëm anësor të gjurit të tij të djathtë, siç konfirmohet nga klubi i Barçë në buletinin mjekësor të kësaj të enjteje. Klubi katalan nuk specifikon se sa kohë do të mungojë mbrojtësi.

Piqué në momentin e dëmtimit duhej të merrte trajtimin e duhur mjekësor jashtë fushës, por  ai vendosi të qëndronte në lojë. Ai e mbylli ndeshjen me një gol me shumë peshë, që ishte vendimtar në kualifikimin e Barcelonës në finale të Kupës së Mbretit.

Koeman tha në konferencën për shtyp se nuk e dinte shkallën e dëmtimit të futbollistit. Piqué ka qëndruar larg fushës për tre muaj për shkak të një dëmtimi të ligamenteve në gjurin e tij të djathtë në ndeshjen e kampionatit kundër Atléticos së Madridit pas një përplasjeje me Correa.

Humbja e Piquésë është një problem shumë i madh për trajnerin Koeman. Kthimi i mbrojtësit qendror rezultoi thelbësor për performancën e mirë të ekipit në ndeshjet e fundit, përtej golit të pabesueshëm që shënoi në gjysmëfinale kundër Sevilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat