Ylli i Manchester Cityt kalon në Barcelonë!?

Futboll

Ylli i Manchester Cityt kalon në Barcelonë!?

Më: 4 mars 2021 Në ora: 16:33
Ylli i Manchester Cityt kalon në Barcelonë!?

Eric Garcia raportohet se ka pranuar që nga sezoni i ardhshëm të bartë veshur fanellën e Barcelonës.

Mbrojtësi spanjoll ishte i lidhur me një rikthim në “Camp Nou” edhe në vitin e kaluar, por që kjo lëvizje nuk kishte ndodhur.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, shkruan se 20 vjeçari nga sezoni i ardhshëm do jetë pjesë e Barcelonës dhe se marrëveshja tashmë është arritur.

Garcias i skadon kontrata më 30 qershor të këtij viti dhe te katalunasit do të kalojë si lojtar i lirë.

Kujtojmë se Eric Garcia është produkt i klubit të Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat