Alba ëndërron mrekullinë e dyfishtë

Futboll

Alba ëndërron mrekullinë e dyfishtë

Më: 4 mars 2021 Në ora: 16:36
Alba ëndërron mrekullinë e dyfishtë

Barcelona është përgjigjur me një paraqitje të pabesueshme në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Mbretit ndaj asaj që po ndodh me klubin.

Pas humbjes 2-0 të pësuar në ndeshjen e parë kundër Sevilla-s, katalanasit kanë fituar 3-0 në Camp Nou dhe kanë siguruar finalen. për suksesin e Barçës ka folur edhe Jordi Alba.

“A është e mundur një mrekulli edhe në ndeshjen kundër PSG? Nëse luajm kështu, po, mund të fitojmë ndaj kujtdo”, ka thënë mbrojtësi spanjoll për Marca-n.

Në lidhje me grupin dhe trajnerin: “Nuk kemi patur kurrë dyshime për Koeman. Ai punon shumë mirë, i ka idetë shumë të qarta. Që nga fillimi, ai ka qenë gjithmonë i ndershëm me ne. Na takon ne të tregojmë vlerën tonë në fushë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat