Klubi bardhezi ka marrë një lajm të mirë

Futboll

Klubi bardhezi ka marrë një lajm të mirë

Më: 4 mars 2021 Në ora: 16:58
Klubi bardhezi ka marrë një lajm të mirë

Sfida e kthimit për fazën e 1/8-ave të Champions League mes Juventusit dhe Portos është një finale e vërtetë për bardhezinjtë, pasi nëse do të eliminoheshin që në këtë fazë dhe nga një kundërshtar si Porto do të ishte vërtet një dështim i madh për ta.

Humbja 2-1 në Portugali peshon jo pak dhe Juventusit do t’i duhet me patjetër një fitore për të menduar kualifikimin për në çerekfinale.

Në kuadër të ndeshjes, klubi bardhezi ka marrë një lajm të mirë nga infermieria, pasi Arthur Melo do të jetë gati për sfidën e 9 marsit.

Mediat italiane bëjnë me dije se braziliani nuk është në 100% e tij dhe nuk është rikuperuar plotësisht, por do të luajë mes dhimbjeve për shkak të rëndësisë së ndeshjes, ku në atë takim Juventus luan një pjesë të mirë të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat