E pranon

Futboll

E pranon

Më: 4 mars 2021 Në ora: 17:01
N’Golo Kante

N’Golo Kante e pranon se e kishte hedhur poshtë mundësinë për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit në kohën kur Thomas Tuchel ishe ende trajner i klubit francez, me të cilin kërkon të korrë sukses tani në Chelsea.

Kante e ka fituar dy herë titullin në Premierligë dhe është njëri prej mesfushorëve më të mirë mbrojtës në futbollin e sotëm.

PSG-ja kishte bërë përpjekje për t’i siguruar shërbimet e tij cilësore kur trajneri gjerman ishte në krye të skuadrës.

I pyetur nga uebsajti zyrtar i Chelseat për interesimin e Tuchel për të në të kaluar, Kante tha: “E di se në të kaluarën kishim kontakte me Paris Saint-Germain kur ai ishte trajner i tyre, por nuk ishte diçka që unë e doja.”

Fituesi i Kupës së Botës shtoi: “Nuk shkova atje sepse isha i lumtur në Chelsea dhe qëndrova këtu. Nuk kam biseduar me Tuchel për këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat