​Liverpooli si vendas në Budapest kundër RB Leipzig

Futboll

​Liverpooli si vendas në Budapest kundër RB Leipzig

Më: 4 mars 2021 Në ora: 17:07
Liverpooli, RB Leipzig

Është konfirmuar që ndeshja e kthimit mes Liverpool-it dhe RB Leipzig-ut në kuadër të Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Budapest.

Gjiganti anglez do të jetë vendas në Hungari, ku edhe ndeshja e kaluar mes këtyre dy skuadrave u zhvillua në po të njëjtin shtet, si pasojë e protokollit anti-Covid-19, përcjell KosovaPress.

Rregulli i golave si mysafirë qëndron, pavarësisht se ndeshjet zhvillohen në stadiumin e njëjtë në Budapest.

Ndeshjen e parë e fitoi Liverpooli, ku rezultati përfundimtar ishte 0:2, me golat e Mane dhe Salah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat