Skuadra angleze e kërkon Gattuson si trajner

Futboll

Skuadra angleze e kërkon Gattuson si trajner

Më: 4 mars 2021 Në ora: 17:36
Gennaro Gattuso

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso thuhet se është identifikuar si një shënjestër e mundshme për ta drejtuar skuadrën angleze Wolverhampton Wanderers.

E ardhmja e trajnerit të Napolit në “Stadio Diego Maradona” duket e pasigurt dhe “Tuttomercatoëeb” pretendon se “Ujqërit” po studiojnë situatën dhe profilin e tij përpara sezonit 2021-22,.

Gazeta pretendon se ish-trajneri i Milanit është më shumë se një ide për ekipin e Premier Ligës, i cili mund të jetë i gatshëm të zëvendësojë Nuno Espirito Santon pas fushatës aktuale.

Gattuso zëvendësoi Carlo Ancelottin në dhjetor 2019 dhe fitoi Kupën e Italisë në sezonin e tij të parë me “Azzurrët”, por një sezon i vështirë dhe një mardhënje e akullt me Presidentin Aurelio De Laurentiis mund të thotë se trajneri do të duhet të kërkojë punë diku tjetër këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat