Manchester United në përgatitje të super kontratës së re

Futboll

Manchester United në përgatitje të super kontratës së re

Më: 4 mars 2021 Në ora: 19:24
Manchester United në përgatitje të super kontratës së re

Manchester United pa hezitim janë të gatshëm të rinovojnë me mesfushorin Bruno Fernandes.

Portugezi ka pasur një impakt të jashtëzakonshëm te Djajtë e Kuq që nga ardhja e tij në Old Trafford.

Sipas The Sun, portugezi është lojtari më i mirë te skuadra e Ole Gunnar Solskjaer në dy edicionet e fundit.

Fernandes fiton rreth 100 mijë euro në javë. Është e vërtetë që fiton para edhe nga bonuset, por ende është shumë mbrapa yjeve të tjerë si David de Gea dhe Paul Pogba.

Pritet që me rinovimin e kontratës ai do fitojë rreth 200 mijë euro në javë, derisa do këtë edhe para shtesë për çdo paraqitje, gola dhe trofe.

Ish ylli i Sporting, është vetëm lojtari i shtatë më i paguar në skuadër dhe fiton vetëm 20 mijë euro më shumë se Jua Mata.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat