Bentancur rezulton pozitiv me COVID-19

Futboll

Bentancur rezulton pozitiv me COVID-19

Më: 4 mars 2021 Në ora: 21:25
Rodrigo Bentancur

Skuadra italiane, Juventus ka konfirmuar një rast pozitiv me COVID-19.

Juventusi ka konfirmuar se futbollisti, Rodrigo Bentancur ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Bentancur është në izolim dhe nuk ka shfaqur simptoma të virusit”, u tha në komunikatën e klubit.

“Klubi është nën kontakt të vazhdueshëm me Autoritetet Sanitare në lidhje me protokollet e nevojshme për lojtarin që të zhvillojë stërvitje ndaras skuadrës”, deklaroi klubi “Bianconeri”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat