Notat e lojtarëve: Parma - Inter

Futboll

Notat e lojtarëve: Parma - Inter

Më: 4 mars 2021 Në ora: 23:27
Notat e lojtarëve: Parma - Inter

Interi e ka shfrytëzuar barazimin e Milanit ndaj Udineses (1:1) dhe ka fituar takimin kundër Parmës për ta ngritur diferencën e pikëve në gjashtë.

“Zikaltrit” e drejtuar nga Antonio Conte kanë mposhtur me rezultat të ngushtë 1:2 Parmën, në takimin e vlefshëm për javën e 25-të në Serie A.

Dy golat që patën vlerën e pikëve të plota i realizoi sulmuesi kilian, Alexis Sanchez. Kiliani fillimisht realizoi në të 54-tën minutë, derisa për 0:2 realizoi vetëm tetë minuta më vonë.

Image

Vendasit nuk u dorëzuan dhe ngushtuan avantazhin në 1:2 në minutën e 71-të me autor mesfushorin, Hernanin.

Alexis Sanchez ishte lojtari me notën më të lartë në këtë duel (8.4) nga sajti “Whoscored.com”, kurse me notë të lartë të “Neurazzurrët” ishin edhe Lukaku që asistoi dy herë (7.3) dhe Hakimi (7.3).

Mbrojtësi Valenti ishte dështimi i ndeshjes te vendasit pasi mori notën më të ulët (6.2).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat