Klubi anglez interesohet për Rashicen

Futboll

Klubi anglez interesohet për Rashicen

Më: 5 mars 2021 Në ora: 07:02
Rashica

Aston Villa është duke kërkuar që të përforcohet në fazën e sulmit dhe Milot Rashica është sërish një prej objektivave kryesore.

Reprezentuesi i Kosovës ishte i lidhur me një kalim te skuadra angleze në verën e vitit të kaluar dhe në janar të këtij viti, por që kjo lëvizje nuk ndodhi.

Sipas mediave angleze, Aston Villa është duke monitoruar 24-vjeçarin dhe mund të tentohet transferimi i tij gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

Klubi anglez është gati të paguajë deri në 25 milionë euro për futbollistin që mbron ngjyrat e Kosovës.

Kontrata e futbollistit nga Vushtrria me Werder Bremenin është e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2022. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat