Zbulohet arsyeja kryesore pse Klopp zëvendësoi Salah kundër Chelsea

Futboll

Zbulohet arsyeja kryesore pse Klopp zëvendësoi Salah kundër Chelsea

Më: 5 mars 2021 Në ora: 08:31
Mohamed Salah, Jurgen Klopp

Liverpool është mposhtur në Anfield për të pestën herë këtë sezon në Premierligë, së fundmi me rezultat 0-1 nga Chelsea.

Vëmendjen më të madhe nga kjo ndeshje e mori Mohamed Salah, pasi u zëvendësua në minutën e 62-të nga Jurgen Klopp.

Ky vendim u pa shumë i çuditshëm nga bota e futbollit, e madje u prit shumë keq nga Salah që u dok shumë i mllefosur.

Matt Critchley, gazetar i sportit, njoftoi se Klopp gjatë gjithë ndeshjes kishte kritika ndaj Salahit që të kthehej në mbrojtje dhe të vraponte pas topit.

Hera e fundit kur Salah kishte shfaqur pakënaqësi në klub, në atë kohë shpërthyen thashethemet për një largim të mundshëm nga The Reds.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat