Ylli i Chelseat që shënoi gol ndaj Liverpoolit i reagon Milot Rashicës

Futboll

Ylli i Chelseat që shënoi gol ndaj Liverpoolit i reagon Milot Rashicës

Më: 5 mars 2021 Në ora: 11:04
Ylli i Chelseat që shënoi gol ndaj Liverpoolit i reagon Milot Rashicës

Mason Mount ishte njeriu i ndeshjes mbrëmë në fitoren e Chelseat me rezultat minimal 1:0 në ‘Anfield’ ndaj kampionit aktual, Liverpoolit.

Mesfushori anglez shënoi një gol tejet të bukur, saqë i ra në sy edhe sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.

Rashica përmes rrjeteve sociale e ka shpërnda golin e futbollistit të Chelseat.

Mason Mount kur pa atë i reagoi me komentin: Raketa! – nofkë kjo që tashmë është e njohur për të gjithë.

Kujtojmë që Mason Mount dhe Milot Rashica kanë luajtur së bashku në ekipin holandez, Vitesse, dhe edhe sot, vazhdojnë të jenë shokë të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat