Shqiptari bëhet një nga blerjet më të shtrenjta në Superligën e Polonisë

Futboll

Shqiptari bëhet një nga blerjet më të shtrenjta në Superligën e Polonisë

Më: 5 mars 2021 Në ora: 11:07
Shqiptari bëhet një nga blerjet më të shtrenjta në Superligën e Polonisë

Ernest Muçi është një nga blerjet më të shtrenjta gjatë merkatos dimërore 2021 në Poloni.

Sulmuesi 19-vjeçar u transferua nga Tirana tek Legia e Varshavës për një shifër prej 500.000 eurosh dhe ndërkohë në shtetin polka nuk kanë humbur kohë për të bërë bilancet e blerjeve më të shtrenjta të Superligës në Poloni.

Ish-sulmuesi i Tiranës renditet i dyti në këtë renditje, ku para tij ndodhet Jesper Karlstrom I cili kaloi nga ekipi suedez Djurgarden tek Leh Poznan për një shifër prej 800.000 eurosh.

Një arritje e madhe për Muçin I cili mund të krenohet edhe me faktin se është transferimi i dytë më I shtrenjtë për mertkaton dimërore në Poloni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat