Bardhi nuk arrin në finale

Futboll

Bardhi nuk arrin në finale

Më: 5 mars 2021 Në ora: 11:09
Bardhi nuk arrin në finale

Skuadra e Levantes dhe Enis Bardhi kanë humbur duelin e gjysmëfinales në kuadër të “Copa del Rey” ndaj Atletik Bilbaos. Levante ishte skuadra që morri avantazhin në pjesën e pare dhe ishte Roxher Marti, që hapi rezultatin në minutën e 17-të. Baskët nuk u dorëzuan dhe treguan karrakter gjatë kësaj ndeshje. Raul Garcia shënoi në min (30’) nga penaltia për të barazuar shifrat në 1-1.

Në pjesën e dytë, pavarësisht tentimeve të shumta nga skuadrat, nuk arritën të shënojnë. Trajneri mysafirë Marselinjo menjëherë reagoi në minutat shtesë duke inkuadruar pesë lojtarë.

Dhe kjjo duket se funksionoi, pasi që në min (112’) ishte Alehandro Berenguer i cili i dha avantazhin Bilbaos për të rikthyer rezultatin tërësisht në këtë ndeshje të çmendur.

Tani, Atletik Bilbao do të ndeshet me Barcelonën në finale të “Copa del Rey” më 17 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat