Superliga e Kosovës vazhdon me xhiron e 23-të

Futboll

Superliga e Kosovës vazhdon me xhiron e 23-të

Më: 5 mars 2021 Në ora: 11:10
Superliga e Kosovës

Superliga e Kosovës rikthehet sot me dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 23-të.

Ndeshja më interesante e programit të sotëm do të jetë mes Ballkanit dhe Drenicës, përcjell KosovaPress.

Para mbylljes së stinorit dimëror, Ballkani ishte lider i tabelës së Superligës, por momentalisht pas 22 xhirosh, “xhebrailët” gjenden në vendin e dytë, me dy pikë më pak se lideri i tanishëm, Drita.

Në anën tjetër, skuadra e Drenicës pas 22 ndeshjeve ka 14 fitore, tre barazime dhe pesë humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e nëntë, me gjithsej 24 pikë.

Programin e plotë të ndeshjeve në Superligën e Kosovës e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

13:00 FC Ballkani (2) – Drenica (9) (Stadiumi Suva Reka City)

13:00 FC Besa (10) – Trepça ’89 (5) (Stadiumi Shahin Haxhi-Islami)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat