Ja nëntë lojtarët e Tiranës që priten të largohen

Futboll

Ja nëntë lojtarët e Tiranës që priten të largohen

Më: 5 mars 2021 Në ora: 11:19
Ja nëntë lojtarët e Tiranës që priten të largohen

Një formacion i plotë rrezikon të largohet në fund të sezonit nga Tirana. Pothuajse të gjithë titullarët me ndonjë përjashtim të vogël u mbaron kontrata në fund të sezonit. Ka nga ata që kanë ikur që pa mbyllur sezoni, ndërsa në lojë është edhe kategoria e të rinjve që do të shiten për të përfituar para. Të gjithë këto kategori përbëjnë më saktë 11 lojtarë. Shkurt, Tirana mund të zbrazet në fund të sezonit.

PORTA – Që në portë, mund të kemi largime të rëndësishme. Ilion Lika ka kontratë deri në fund të sezonit dhe pasi të mbyllet ky kampionat do të shihet e ardhmja. Lika është nga ata që mund të luajë sërish titullar në çdo skuadër, por tani është Bekaj në portë.

MBROJTJA – Në fund kontrate, më saktë 30 qershor janë Kristi Vangjeli dhe Filip Najdovski. Dyshja ka një kontratë për vetëm një vit dhe në këto kushte duhet ta rinovojnë nëse do të mbahen nga Tirana. Në këtë repart shto edhe Ismajlgecin që me shumë mundësi do të shitet.

MESFUSHA – Reparti që më shumë lojtarë që nuk kanë kontratë. Batha, Kale e Torasa janë pa marrëveshje. Ka kontratë është edhe Toli. Shkurt i gjithë reparti. Këtu nuk përfshihen lojtarët që mund të largohen nga një transferim i mundshëm.

SULMI – Ernest Muçi është shitur dhe Tirana në këtë moment që flasim për sezonin e ri ka vetëm Tim Vairinen dhe Grent Halilin. Derrik Sasraku është larguar. Për të janë vetëm çështje procedurash. Taulant Seferi është borxh dhe do të kthehet në Zvicër dhe Tirana është detyruar që të marrë lojtarë në këtë repart

SHITJET – Veç lojtarëve që u mbaron kontrata janë edhe ata që kanë shanse për t’u shitur. Çelhaka dhe Ismajlgeci kanë oferta konkrete që mund të materializohen këtë verë. Thënë ndryshe, Tirana në fund të kampionatit zbrazet nëse nuk shpejton për të firmosur kontratat e reja futbollistike. Në listën e largimeve nuk janë përfshirë Muçi e Kobina që lanë skuadrën në mes të sezonit.

NJËLLOJ SI VJET – Edhe sezonin e shkuar Tirana u bë nga e para. Plot 14 lojtarë ikën pa nisur kampionati, duke filluar nga Ngo, Doka, Dunga, Karabeci, Muça, Hasani, Osmani, Imami, Bakaj, Sidibe, Kërçiku, Morina, Qirko e Beshiraj. Të gjithë lojtarë titullarë në skuadra të kampionatit./panoramasport.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat