Khabib zbulon frikën më të madhe të Cristiano Ronaldos

Futboll

Khabib zbulon frikën më të madhe të Cristiano Ronaldos

Më: 5 mars 2021 Në ora: 11:22
Khabib zbulon frikën më të madhe të Cristiano Ronaldos

Khabib Nurmagomedov dhe Cristiano Ronaldo janë miq të ngushtë dhe flasin çdo ditë, dhe luftëtari nga Dagestani ka zbuluar frikën më të madhe të portugezit.

Dyshja më parë janë fotografuar së bashku publikisht, por shkalla e miqësisë së tyre nuk dihej kurrë deri më tani.

Është vet Khabib, i cili ka zbuluar se kanë raporte të ngushta dhe flasin në baza ditore, teksa nuk ka hezituar të tregojë edhe diçka nga jeta personale e Ronaldos.

“Ne flasim shumë herë, pothuajse çdo ditë. Por, kur u takuam patëm një bisedë se nga e morëm motivimin tonë”, ka thënë Khabib.

“Ai më tha se dëshiron që djali i tij të jetë pasardhësi i tij. Kur Cristiano ishte fëmijë, ai mund të ëndërronte vetëm të kishte një palë këpucë të thjeshta. Por djali i tij ka gjithçka”.

“Ai ka frikë se djali i tij nuk do të ndiejë të njëjtën uri, të njëjtin vullnet”.

“Njerëzit drejtohen nga ai vullnet. Ndjeni dëshirën për të arritur gjëra. Kur keni gjithçka, është e vështirë të gjesh motivimin e duhur”, përfundoi luftëtari nga Dagestani..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat