Historia midis dy portierëve

Futboll

Historia midis dy portierëve

Më: 5 mars 2021 Në ora: 11:27
Historia midis dy portierëve

Ata janë dy pika referimi kryesore tek Atlético dhe Real Madrid. Nuk shënojnë gola, por vendosin fatin e ndeshjeve me dorezat (pritjet) e tyre, aq shpesh të mrekullueshme. Një pjesë e mirë e opsioneve të dy ekipeve madrilene kalojnë nëpër ndërhyrjet e tyre.

Po flasim, sigurisht, për Jan Oblak dhe Thibaut Courtois. Dy nga portierët më të mirë në kampionatin spanjoll, së bashku me Ter Stegen. Dy nga ata që janë përgjegjës të dielën pasdite për të udhëhequr ekipet e tyre në fazën mbrojtëse. E njëjta mënyrë të luajturi, që i mundësoi Realit të fitonte kampionatin e fundit, e njëjta po i shërben Atletico për të kryesuar renditjen këtë sezon.

Le të fillojmë me vendasin, një Oblak që ka vendosur rekorde në rolin e tij. Është padyshim portieri më i mirë për një Simeone, që e di më mirë se kushdo tjetër se prapavija solide është jetësore për suksesin. Aq sa bëri presion të fortë te klubi, që slloveni të firmoste rinovimin e shumëpritur, duke e vendosur atë në shkallën më të lartë të pagave: me 10 milionë euro neto në sezon. Për trajnerin argjentinas, “ai është Messi i golit”.

Belgu nuk ka të njëjtin rol te Real Madridi, ku të tjerët (të tillë si Hazard ose Ramos) kryesojnë listën e pagave. Sidoqoftë, Courtois ishte ndër më meritorët për fitimin e titullit kampion, sezonin e shkuar. Gjithashtu, në ndeshjet e fundit të fituara ka krijuar një besueshmëri të tillë mbrojtëse, sa e ka kthyer Real Madridin përsëri në luftë për titull.

Historia midis dy portierëve, për më tepër, është një jetë e kryqëzuar. Oblak ishte nënshkrimi i Atlético për të zëvendësuar Courtois, pasi ai u largua drejt Chelsea. Në “Stamford Bridge” menduan për portierin slloven, kur Thibaut mori rrugën për në “Bernabéu”. Për fat të mirë për udhëheqësin aktual të La Liga-s, ai dëgjoi zemrën dhe rinovoi dashurinë për ngjyrat kuqebardhë.

Oblak dhe Courtois janë gjithashtu udhëheqësit aktualë të çmimit “Zamora”, shumë të vlerësuar. Mezi Remiro (21 gola të pësuar në 25 ndeshje) e ndjek sllovenin (16 gola në 24 ndeshje) dhe belgun (20 gola në 25 ndeshje). Të tre duket se po luajnë fort për çmimin në fjalë, në këtë sprint të fundit të La Liga-s. Jan Oblak është portieri i parë në histori, që e fitoi pesë herë radhazi “Zamora”.

Slloveni tek Atletico Madrid vazhdoi trashëgiminë që Courtois kishte lënë aty. Tani, secili mbron portën e rivalëve të përjetshëm, teksa rezultati i ballafaqimeve direkte mund të shkojë 5-3 për Oblak të dielën, ose të barazohet 4-4 nga Thibaut. Kushdo që fiton “Zamora”, do të jetë një duel ‘hyjnor’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat