Zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë, mesfushorin e kërkon...

Futboll

Zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë, mesfushorin e kërkon...

Më: 5 mars 2021 Në ora: 11:39
Zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë, mesfushorin e kërkon...

Nedim Bajrami që ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë në Kombëtaren A, po bën shumë mirë në Serinë B italiane. Mesfushori i Empolit, në pronësi të Juventusit, është duke u vëzhguar prej kohësh nga një tjetër skuadër e Serisë A.

Sampdoria ka shfaqur interes për fantazistin, i cili së fundmi ishte protagonist me një asist për Empolin.

Talenti mund të përfundojë në elitën e futbollit italian, në rast se çdo gjë do të shkojë siç duhet dhe karriera e tij do të vijojë me këto ritme mjaft të mira paraqitjeje.

Mediat italiane bëjnë me dije se drejtuesit e Sampdorias kanë nisur që të mbledhin informacione se si është situata e lojtarit për të nisur ofensivën në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat