Thumbon Dede

Futboll

Thumbon Dede

Më: 5 mars 2021 Në ora: 11:45
Thumbon Dede

Për Nevil Deden, javët e ardhshme do të tregojnë nëse Vllaznia do të jetë apo jo me pjesën tjetër pretendente për titull. Sipas tij, kuqeblutë kanë treguar se nuk e mbajnë presionin. Ai ka insistuar në “Skaner” se te kuqeblutë janë gabuar shumë gjëra, edhe nga stafi teknik, duke sjellë këtë situatë.

“Tashmë një humbje të zbret nga vendi i parë në vendin e katërt, diferenca mes ekipeve të kreut është e vogël.

Vllaznia ua ka dhënë këtë mundësi kundërshtarëve me gabimet e luhatjet, si në formacion, në emra lojtarësh e ndërrim pozicionesh. Ajo ka gabuar shumë e kjo ka bërë që ndjekësit të mendojnë se mund ta arrijnë.

Tani Vllaznisë i duhet të mos gabojë më se nuk e mban presionin. Nuk e mbajti presionin me 9 pikë avantazh, jo më nëse e kalojnë në vendin e parë”, ishte thumbimi i trajnerit i cili në drejtimin e Tiranës në këtë sezon në dy ndeshje mori vetëm 1 pikë ndaj kuqebluve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat