Rrezikon të mos i bashkohet Shqipërisë

Futboll

Rrezikon të mos i bashkohet Shqipërisë

Më: 5 mars 2021 Në ora: 11:50
Rrezikon të mos i bashkohet Shqipërisë

Thomas Strakosha duket se është “i mallkuar” te Lacio i këtij sezoni dhe është thuajse e pamundur që të marrë vendin e Reinës.

Pas dëmtimit të fundit që kaloi dhe ekzaminimeve të kryera në Gjermani, portieri shqiptar u kthye me besimin për të marrë sërish vendin e titullarit dhe për të ulur në stol gardianin me shumë eksperiencë.

Por përpara ndeshjes me Juventusin, Thomas Strakosha ka pësuar një tjetër dëmtim që e ka lënë jashtë stërvitjes me grupin te kryeqytetasit.

Këtë herë lëndimi shqetëson tepër pasi i treti në pak muaj, ndërsa në pikëpyetje është edhe mbërritja e këtij portieri me ndeshjet e Kombëtares në fundin e marsit. Megjithatë edhe mbërritja e tij te kuqezinjtë do të ishte vetëm për numër pasi siguria gjendet te Etrit Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat