Matthaus ngre në qiell lojtarin e Bayernit

Futboll

Matthaus ngre në qiell lojtarin e Bayernit

Më: 5 mars 2021 Në ora: 11:52
Matthaus ngre në qiell lojtarin e Bayernit

Lothar Matthäus ka fjalë të mëdha për Joshua Kimmich, yllin e Bayern Munich dhe të kombëtares gjermane: “Për mua, ai është një model absolut i profesionistit në futboll.

Ende kam shumë besim tek ai. Joshua do të hyjë në librat e historisë, jo vetëm për Bayernin, por edhe për gjithë futbollin gjerman. Në karakter, padyshim më kujton veten time.

Ai mund të mos jetë aq dinamik sa unë në vrapimet me topin, por është i klasit botëror në dy pozicione. Unë kurrë nuk isha i tillë. Gjithashtu, është shumë inteligjent me topin.

Kimmich është një nga lojtarët e mi të preferuar absolut, sepse merr përgjegjësinë në një moshë kaq të re dhe është shumë i drejtpërdrejtë në fjalimet e tij jashtë fushe”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat