Ramiz Dervishi në krye të Drenasit

Futboll

Ramiz Dervishi në krye të Drenasit

Nga: K.G. Më: 5 mars 2021 Në ora: 12:01
Ramiz Dervishi në krye të Drenasit

Skuadra e Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Drenasi, Ramiz Dervishin e ka emëruar kryetrajner të ri. Dervishi është ndër emrat e njohur, që një kohë ka qenë edhe futbollist i Feronikelit nga Drenasi, sidomos në vitet më të vështira, të kohës së okupimit (1991-1999).  

“Mirëserdhe në shtëpinë e madhe trajner. 

Stafit tonë teknik të KF DRENASI i është bashkuar edhe Trajneri i mirënjohur z. Ramiz Dervishi i cili është i njohur për kontributin e tij në sport në komunën tonë.

Kryetari i klubit, anëtarët e kryesisë, trajneri dhe gjithë lojtarët i uruan mirëseardhje z. Dervishi i cili tani e tutje të gjitha kapacitetet e tij do t'i vë në funksion të klubit tonë.

Duke e pasur parasysh se KF DRENASI çdo ditë e më shumë është duke sjellë një frymë të re me ambicie të reja, atëherë ndihma e z.Dervishi është mëse e nevojshme”, njofton KF Drenasi, që tani për tani zë vendin e nëntë me 13 pikë pas 16 jave të luajtura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat