Sherr në tunel, Messi ironizon: Tani ikni

Futboll

Sherr në tunel, Messi ironizon: Tani ikni

Më: 5 mars 2021 Në ora: 12:16
Sherr në tunel, Messi ironizon: Tani ikni

Ambienti i nxehtë dhe rivaliteti që ka qenë prezent në ndeshjet e fundit mes Barcelonës dhe Sevillës, përjetoi një tjetër episod pas gjysmëfinales së luajtur në “Camp Nou”. Kualifikimi me përmbysje i Barcelonës nuk u la aspak shije pozitive rivalëve, të cilët kanë pretendime për mënyrën se si arbitri e menaxhoi ndeshjen dhe për faktin që nuk akordoi një penallti në favor të andaluzëve.

Sipas raportimit të “Cadena SER”, në fundin e duelit, presidenti Pepe Kastro dhe Monçi, drejtori sportiv i Sevijes, zbritën në tunelin e stadiumit. Aty ishin duke ardhur futbollistët e Barcelonës, të cilët qëndruan pak më shumë në fushë duke festuar dhe duke vlerësuar njëri-tjetrin për ndeshjen që bënë.

Ishte finalja e nëntë në 11 sezonet e fundit dhe mënyra si u arrit me përmbysje pas humbjes 2-0 duhej festuar. Dy pjesëtarët e Sevillës patën një debat me kapitenin e skuadrës, Lionel Mesi, i cili mori përsipër që të mbronte grupin nga kritikat që po bëheshin, shkruan panoramasport.

Pepe Kosta, krahu i djathtë i Leos dhe i gjithë grupit të lojtarëve, ishte me të. Ata që e filluan të parët debatin ishin drejtori i Sevijes dhe presidenti. “Gjithmonë fitoni njëlloj”, ishin fjalët e tyre, duke iu referuar arbitrimit të ndeshjes. Por, Leo Mesi nuk ua kurseu përgjigjen duke bërë ironi me ta.

“Shkoni në shtëpi. Jeni pak të nxehur sot”, ishin fjalët e kapitenit katalanas me ironi. Duhet të kujtojmë që disa ditë më parë ishte Monçi ai që sulmoi trajnerin Kuman pas fitores që Barcelona arriti 0-2 në La Liga në “Sançez Pizjuan”. Ai e quajti Kumanin qaraman për shkak se ankohet shpesh për arbitrimin.

“Edhe këto ankesat e tepërta të qaramanit e dhanë efektin. Barcelona e fitoi një ndeshje”, tha Monçi duke iu referuar sërish pretendimeve për gjykimin.

Por, katalanasit gjetën mënyrën e duhur për t’u hakmarrë dhe për të treguar se në futboll duhet të ketë respekt mbi të gjitha. Ata e postuan sërish këtë foto duke shkruar:

“Futbolli është respekt. Natën e mirë”. Barcelona ndërkohë ka njohur rivalin për finalen e Kupës, e cila do të luhet më 17 prill. Atletiko e Bilbaos do të jetë rivali i Barcelonës, i cili u kualifikua kundër Levantes duke fituar 1-2.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat