Ballkani kërkon tre pikë të qetësisë

Futboll

Ballkani kërkon tre pikë të qetësisë

Më: 5 mars 2021 Në ora: 12:17
Ballkani kërkon tre pikë të qetësisë

Java e 23-të e Superligës së Kosovës në futboll nis sot me dy ndeshje, derisa vazhdon të shtunën me dy duele të tjera dhe mbyllet të dielën me një takim.

Pretendenti për titull, Ballkani, do të jetë nikoqir i Drenicës në stadiumin e qytetit në Suharekë, në njërën prej dy ndeshjeve që luhen sot. Ekipi që po drejtohet nga trajneri Bledi Shkëmbi, Ballkani, vjen pas disfatës nga Llapi në Podujevë, e cila bëri që ta humbë edhe vendin e parë në renditje.

Ndeshja tjetër e së premtes do të luhet në Brestovik të Pejës. Besa e pret Trepçën ’89. Skuadra pejane e ka vetëm një fitore në këtë kampionat deri më tani dhe atë pikërisht kundër Trepçës ’89 (2:1).

Besa, që vazhdon të mbetet e fundit në renditje me vetëm shtatë pikë, në duelin e javës së shkuar humbi si mysafire e Dritës me rezultat 3:1. Nga humbja vjen edhe Trepça ’89, e cila në shtëpi u mposht nga Prishtina 2:1. “Minatorët” renditen në pozitën e pestë me 28 pikë.

Superliga – Java e 23-të

E premte – 13:00
Ballkani – Drenica
Besa – Trepça ‘89

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat